2015-09-07 08:46:00

Papa: paqja gjithmonë e mundshme, fetë ta ndërtojnë atë.


“Paqja është gjithmonë e mundshme”. “Si besimtarë jemi të thirrur ta rizbulojmë thirrjen universale të paqes së depozituar në zemër të traditave të ndryshme fetare, e atë t’ia propozojmë sërish njerëzve e grave të kohës sonë”. Kështu shkruan mes tjerash Papa Françesku në mesazhin dërguar takimit ndërkombëtar të organizuar në Tiranë nga Komuniteti i Shën Egjidit, në të cilin, nga 6 deri më 8 shtator, marrin pjesë 400 personalitete e përfaqësues të besimeve, mbi temën: “Paqja është gjithmonë e mundshme. Dialogu mes besimeve dhe kulturave”, 20 vjet pas shpërthimit të luftës së fundit në Ballkan.

Papa Françeskan thotë se mbështet zgjedhjen e këtij takimi pikërisht në Shqipëri, e kujton se nga ana e tij pati zgjedhur Shqipërinë “si të parin ndër Vendet evropiane për ta vizituar, pikërisht për të inkurajuar udhën e bashkëjetesës paqësore pas persekutimeve tragjike që pësuan besimtarët shqiptarë gjatë shekullit të kaluar”.

“Është e nevojshme të ripohohet” se paqja është gjithmonë e mundshme, shkruan Papa, “sidomos sot, ndërsa në disa pjesë të botës duket se mbizotërojnë dhuna, persekutimet dhe shkeljet e të drejtave kundër lirisë fetare, së bashku me dorëzimin përballë konflikteve që zvarriten. Nuk duhet të dorëzohemi kurrë para luftës!

E nuk mund të rrimë indiferentë përballë atij që vuan nga lufta e dhuna. Për këtë arsye kam zgjedhur si temë të Ditës së ardhshme Botërore të paqes: ‘Mposhte indiferencën e fitoje paqen’. Por është pikërisht dhuna – nënvizoi Papa Françesku – ajo që ngre e mure dhe krijon pengesa  për të ndalur atë që kërkon një vend paqeje. Është dhuna që kthen mbrapa  atë që ikën prej kushteve çnjerëzore me shpresën në një të ardhme më të mirë.Është dhuna që flak larg fëmijë e të moshuar nga shoqëria e nga vetë jeta! Është dhuna që zgjeron hendekun ndërmjet atij që i çon damë tepricat e pasurisë dhe atij që cilit i mungon e domosdoshmja!” për jetës.

Pohimi “të mbështetësh paqen është gjithmonë e mundur – argumenton Papa- nuk është një pohim naiv, por shpreh besimin tonë se asgjë nuk është e pamundur për Hyjin. Sigurisht, prej nesh kërkohet një përfshirje dhe angazhim si personal e po kështu edhe nga komunitetet tona për punën e madhe të paqes. Uroj që nga toka e Shqipërisë, toka e martirëve, të nis një profeci e re e paqes. Bashkohem me ju të gjithë, në mënyrë që, në varietetin e traditave fetare, të mund të vazhdojë të jetojë pasioni i përbashkët për rritjen e bashkëjetesës paqësore ndërmjet të gjithë popujve të tokës”.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.