2015-09-06 10:36:00

Papa Françesku: mbi 23 milion follower në faqen twitter @pontifex


Papa Françesku vazhdon të jetë jashtëzakonisht popullor në twitter: nëntë faqet e @pontifex kanë kaluar 23 milionëshin e follower-ve. Azhurnimi i fundit statistikor i faqeve në 9 gjuhë ka nxjerr në pah se nëntë milionë follower-ve janë shtuar në 52 ditë, nga 15 korriku deri më 5 shtator. Profili në gjuhën spanjolle, @pontifex_es, mbetët më i frekuentuari me 9.730.003 follower. Profili në gjuhën angleze është afër 7 milionëshit. “Duke qenë gjuha spanjolle dhe angleze gjuhët me numrin më të madh të follower-ve, gjatë këtij muaji shtator, në kontekstin e udhëtimit të ardhshëm të Papa Françeskut në Kubë e në SHBA-së, parashikohet një rritje e re e follower-ve”, pohon faqja e informacionit ‘sismografo.it’. Follower në gjuhën italiane @pontifex_it, kanë mbërri gati në 3 milionë (aktualisht janë 2.996.609).








All the contents on this site are copyrighted ©.