2015-09-06 16:30:00

Papa Françesku: Jezusi ndërton ura, jo familjes e atdheut të mbyllur


“Jezusi është ‘ndërtues i madh urash’ i cili në vetvete ndërton urën e madhe të bashkimit të plotë të njerëzimit me Atin Qiellor”. Është Ai që na hap ndaj të tjerëve, kur “shpesh herë ne jemi të tërhequr e të mbyllur në vetveten tonë, e krijojmë kaq shumë ishuj të paarritshëm e derëmbyllura. Deri edhe marrëdhëniet njerëzore më të thjeshta e të përditshme nganjëherë – nënvizoi Papa – krijojnë realitete të paafta për hapjen e ndërsjellët: çifti i mbyllur, familja e mbyllur, famullia kishtare e mbyllur, atdheu i mbyllur...”. Kështu e komentoi Papa Bergoglio, gjatë lutjes së mesditës së sotme në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Ungjillin e kësaj së diele, i cili paraqet shërimin e një shurdh-memeci nga Jezusi.


Ati i Shenjtë Jorge Beroglio kujtoi se “në zanafillën e jetës sonë të krishterë, në Pagëzim, i kemi pikërisht ato gjeste e atë fjalë të Jezusit që solli tregimi ungjillor i kësaj së diele: ‘Effatà!-‘Hapu!” përmes së cilës “u krye mrekullia e shurdhmemecit: edhe ne kemi qenë shëruar nga shurdhësia  e egoizmit dhe memecëria e mbylljes, e jemi vendosur në familjen e madhe të Kishës”.
Vëren Papa: “Gjëja parë që Jezusi bënë është ta çoi atë njeri shurdhmemec larg nga turma e njerëzve: nuk don t‘i japi gjestit të cilin po e bënë publicitet apo propagandë, por as nuk don që fjala e tij të mbulohet nga zhurma e zërave e të thashetheme të ambientit. Fjala e Zotit të cilën Krishti na transmeton ka nevojë për heshtje për t’u pranuar si Fjalë që shëron, që pajton e rivendos komunikimin”.
Papa Françesku kujtoi pastaj se episodi ungjillor zhvillohet në Dekapoli çka “do të thotë në një territor krejt pagan; prandaj ai shurdhmemec që çohet tek  Jezusi – shpjegoi Ati i Shenjtë – bëhet simbol i jo-besimtarit që bënë një udhëtim drejt fesë”.
“Mësimi që nxjerrim nga ky episod – shpjegoi Papa Françesku – është se Zoti nuk është i mbyllur në vetvete, por hapet e vihen në komunikim me njerëzimin. Në mëshirën e tij të pakufishme, tejkalon ndryshimin dhe hendekun e dallimit të pakufishëm ndërmjet Tij e nesh, e na vjen në takim. Për ta realizuar këtë komunikim me njeriun, Hyji bëhet njeri: nuk u mjafton të na flas përmes ligjit dhe profetëve, por bëhet i pranishëm në personin e Birit të Tij, Fjalën e mishëruar”.
Edhe ne sot “munde duhet ta dëgjojmë Zotin që flet e ia komunikon Fjalën e tij atyre njerëzve që nuk e kanë dëgjuar kurrë, apo atyre që e kanë harruar e groposur nën ferra të shqetësimeve e të mashtrimeve të botës”.
Prandaj, të krishterët të mos jenë as memecë e as të shurdhër, por le të hapen ndaj Fjalës së Zotit e në raport me të tjerët, në familje me shoqërinë. Kështu bëri thirrje Papa Françesku gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, duke marrë shkas nga fragmenti ungjillor i shërimit të shurdhmemecit.
“Ti kërkojmë Virgjërës Shenjte Mari, gruas së dëgjimit e të dëshmisë së hareshme, të na mbështes – u lut Papa në fund – në angazhimin e rrëfimit të fesë sonë e të komunikimit të mrekullive të Zotit atyre njerëzve që takojmë gjatë udhës sonë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.