2015-09-06 18:09:00

Një minut me Nënë Terezën: lutja jonë e përditshme


Me 5 shtator, përkujtuam kalimin e Nënë Terezës ne amshim, e cila ndërroi jetë më 5 gusht 1997. Sot e dielë ,6 shtator, nuk mund të mos përmendim në këtë minut të fundit, që i kushtojmë së Lumes shqiptare, e cila na shoqëroi me mendimet e saj për një muaj me radhë, reflektimin për Meshën Shenjte, një lloj testamenti për simotrat:

“Mesha Shenjte – thoshte Nënë Tereza – është lutja jonë e përditshme, në të cilën ofrojmë vetveten për t’u ndarë e dhënë si ushqim për të varfërit, ndër më të varfër.

Jeta jonë ofrohet së bashku me Jezusin në Eukaristi: feja e dashuria, që rrjedhin nga Eukaristia na bëjnë të afta ta shohim Jezusin, edhe kur vishet tragjikisht si i varfër. E kështu, dashuria jonë për Jezusin është një e vetme, sepse në të varfërin ekziston një person i vetëm: Jezusi.

Nëse i duam vërtet të varfërit, kontakti ynë i parë duhet të jetë me Jezusin në të Shenjtnueshmin Sakrament. Pastaj, do të jetë e lehtë ta çojmë jashtë, drejt të varfërve, këtë dashurinë tonë për Jezusin.

A e jetoj meshën shenjte gjatë gjithë ditës?”

E me këtë pyetje të Ganxhe Bojaxhiut për të gjithë dëgjuesit e përfundojmë ciklin “Një minut me Nënë Terezën”, me të cilin e kemi mbyllur programin, duke iu çuar së pari, drejt 105-vjetorit të lindjes e pastaj, drejt përkujtimit të 18-vjetorit të kalimit të “Lapsit të vogël në duart e Zotit” në shtëpinë e Atit Qiellor.

(Bazuar mbi "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))








All the contents on this site are copyrighted ©.