2015-09-01 17:45:00

Një minut me Nënë Terezën: ngrohtësia e një dore


Një minut me Nënë Terezën, në fund të emisionit, ndërsa afrohet përvjetori i vdekjes, më 5 gusht 1997:

         “Një ditë, që po ecja rrugëve të Londrës – tregon e Lumja shqiptare – takova një burrë të dehur tapë. Kishte një shprehje kaq të trishtuar e të mjerë, saqë iu afrova e i mora dorën, ia shtrëngova dhe e pyeta: ‘Si shkojnë punët?’. Unë i kam gjithnjë duart e ngrohta. E ai burrë m’u përgjigj: ‘Oh, sa kohë kam pa e ndjerë ngrohtësinë e një dore!’. E iu shndrit fytyra. Ndërroi krejtësisht. Dua të them vetëm këtë: gjërat e vogla bërë me dashuri të madhe japin gëzim e paqe”.

(Bazuar mbi "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))








All the contents on this site are copyrighted ©.