2015-08-30 13:13:00

Shenjtorët e Javës sipas kalendarit kishtar


E diel 30 gusht, Kisha katolike kremton të Dielën e 22-të gjatë vitit kishtar, gjithnjë më 30 gusht kalendari kishtar përkujton shën  Feliçin, meshtar dhe shën Adautin, të dy martirë.

Të hënën më 31 gusht, kalendari përkujton shën Aristin e shën Rajmondin.

Të martën 1 shtator, kalendari përkujton shën Egjidin, abat, shën Viktorin, shën Sikstin e shën Jozuheun.

Të mërkurën më 2 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Albertin, shën Zenonin, martir i Nikomedisë.

Të enjten më 3 shtator, kalendari përkujton shën Gregorin e Madh, papë e doktor i Kishës.

Të premten më 4 shtator, kalendari kishtar kujton shën Bonifacin I, papë, shën Rozën e Viterbos, virgjër, shën Marinin, oshënar e shën Mosiun, profet e ligjdhënës.

Tën shtunën më 5 shtator, kalendari kishtar kujton të Lumen Nënë Terezën, Ganxhe Bojaxhiun, themeluesen e Misionareve të dashurisë, bijën e motrën shqiptare, Nënën dhe Engjëllin e të varfërve.

Po më 5 shtator, bie përkujtimi edhe  përvjetori i vdekjes së Ganxhe Bojaxhiut. E përvjetori dhe festa liturgjike do të kremtohet në të gjitha Kishat në trevat shqiptare e në mbarë botës, me kujtimin përherë të gjallë të mesazhit që e Lumja Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhiu u la besimtarëve e të gjithë njerëzve vullnet mirë: ta duam Zotin mbi çdo gjë e të afërmin porsi vetveten.
Gjithnjë më 5 shtator, kalendari shënon kujtimin e shën Erkolanit e Taurinit, martirë.

Të dielën e ardhshme më 6 shtator, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 23-të gjatë vitit kishtar. Gjithnjë më kalendari kishtar përkujton shën Zakarinë profet, shën Onesiforin, dishepull i shën Palit Apostull. . Po kujtojmë se e premtja e ardhshme është e premtja e parë e muajit, që besimtarët e krishterë ia kushtojnë në mënyrë të posaçme adhurimit të Zemrës së Krishtit.








All the contents on this site are copyrighted ©.