2015-08-26 15:06:00

Françesku: më 1 shtator Dita e lutjes për krijimin


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa Françesku njoftoi se të martën e ardhshme, më 1 shtator, do të kremtohet Dita botërore e lutjes për kujdesin ndaj krijimit, themeluar nga vetë Ati i Shenjtë Bergoglio, më 6 gushtin e kaluar. Ja edhe fjalët e Françeskut:

Në bashkim me lutjen e vëllezërve tanë ortodoksë e me të gjithë njerëzit vullnetmirë, dëshirojmë të japin kontributin tonë për kapërcimin e krizës ekologjike, që po jeton njerëzimi. Në mbarë botën, realitete të ndryshme kishtare vendase kanë programuar nismat e tyre të lutjes e të reflektimit, për ta bërë këtë ditë çast të fuqishëm edhe në përpjekjen e zgjedhjes së stileve të jetesës, në përkim me temën e Ditës. Me ipeshkvijtë, meshtarët, rregulltarët e besimtarët shekullarë, të Kuries Romake, do të jemi në Bazilikën e Shën Pjetrit, në orën 17.00 për liturgjinë e Fjalës së Zotit, në të cilën që tani i ftoj të marrin pjesë të gjithë romakët dhe shtegtarët, që dëshirojnë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.