2015-08-25 16:56:00

Një minut me Nënë Terezën: dashuria, i vetmi ilaç i jetës


Paratë, kjo temë është në qendër të meditimit me Nënë Terezën, në fund të emisionit të 25 gushtit, duke mos harruar porosine e se Lumes shqiptarse se është dashuria, i vetmi ilaç për shumë gjëra të jetës,

Pra, Paratë, nuk mund të blejnë gjithçka në jetë, ky është reflektimi i sotëm i Nënë Terezës, e cila shton se dashuria është ilaçi me i fortë që shëron plagët e zemrës e të shpirtit. 

“Paratë mund të blejnë vetëm gjëra materiale, si ushqim, veshje e shtëpi e tjera sende. Por ne kemi nevojë edhe për gjëra të tjera. Ka të këqija për të cilat paraja nuk është ilaç: nevojitet vetëm dashuria…

Paratë janë të dobishme vetëm në atë masë me të cilën shërbejnë për përhapjen e dashurisë së Krishtit, i cili ka uri. Mirëpo Krishti nuk ka uri vetëm për bukë, por edhe për dashurinë tuaj, për praninë tuaj, për kontaktin tuaj njerëzor”.

(Bazuar mbi "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))








All the contents on this site are copyrighted ©.