2015-08-23 11:47:00

Një minut me Nënë Terezën: ëmbëlsia e dashurisë së Zotit


Minuti i fundit i emisionit tonë, në shoqërinë e Nënë Terezës, e cila sot, 23 gusht, na bën të reflektojmë për ëmbëlsinë e dashurisë së Zotit:

“Dua t’ju bëj ta kuptoni ëmbëlsinë e dashurisë së Zotit:

Të kam thirrur me emër.

Ti je imi.

Uji i tundimit nuk do të të mbysë.

Flaka e mëkatit nuk do të të djegë.

E kam skalitur emrin tënd në pëllëmbë të dorës.

Ti je i çmuar për mua.

Unë të dua. (nga Isaia 43) Ruajeni gëzimin që sjell dashuria për Zotin, dashuria për Jezusin, në zemrat tuaja e çojani këtë gëzim kujtdo që takoni”.








All the contents on this site are copyrighted ©.