2015-08-23 13:14:00

Papa Sinodit valdez: ecim drejt bashkimit të plotë


“Zoti u dhëntë gjithë të krishterëve  hirin të ecin me sinqeritet zemre drejt bashkimit të plotë”. Është urimi i Papës Françesku, drejtuar përmes një telegrami, me nënshkrimin e sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, pjesëmarrësve në Sinodin e Kishës valdeze–metodiste. Sinodi zhvillohet në Torre Pellice, provinca e Torinos, që sot e deri më 28 gushtin e ardhshëm.

“Ecja drej bashkimit të plotë, krijon kushte, shkruan Papa, për ta dëshmuar Jezu Krishtin dhe Ungjillin e Tij, duke bashkëpunuar në shërbim të njerëzimit, posaçërisht në mbrojtjen e dinjitetit të njeriut, në promovimin e drejtësisë dhe të paqes si dhe në përpjekjen për t’iu përgjigjur njëzëri vuajtjes, që trondit një mori njerëzish, sidomos më të ligshtit, e më të varfërit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.