2015-08-22 17:05:00

Përshndetja e Papës drejtuar të rinjve në plazhet e Riccione-s


Papa Françesku përshëndet e bekon të rinjtë misionarë që, këto ditë, po e çojnë Ungjillin në plazhet e Riccione-s. Ata i shkruan Atit të Shenjtë një letër shumë të bukur, për t’i treguar në të, përvojën e gëzimit e të fesë të jetuar duke i takuar bashkëmoshatarët e tyre ditën e natën, nën çadrat, që i mbrojnë nga zhegu i fortë i  kësaj vere të vapët, e gjatë udhëve; në brigjet e detit  e në diskotekat.

Në një mesazh, me nënshkrimin e ceremonierit papnor, imzot Giullermo Karcher, Papa u shpreh mirënjohjen të rinjve, të cilët ia kushtuan gjithë kohën e pushimeve misionit ungjillëzues, titulluar “Kush ka etje, të vijë tek unë!”. Ati i Shenjtë ia besoi misionarët e plazheve, mbrojtjes së Nënës së ëmbël të Zotit e Nënës të të rinjve.








All the contents on this site are copyrighted ©.