2015-08-21 18:37:00

Takimi i Riminit: luftrat nuk janë fetare, por politike


Takimi i Riminit, i organizuar çdo vit nga Lëvizja “Bashkim e Çlirim”, u hap dje nën shenjën e dialogut ndërfetar. Një katolik, një hebre dhe një mysliman dëshmuan se “fetë e formojnë njeriun e nuk e shkatërrojnë atë”. Duke iu referuar xhihadit të Isis, por edhe luftrave të tjera nëpër botë, kardinali Jean Louis Tauran, rabini Francia Korsia dhe rektori i xhamisë së Lionit, Azzedine Gaci, diskutuan mbi temën “Fetë janë pjesë e zgjidhjes e jo problemi”. Në një videomesazh për Mitingun, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, nënvizon se bota e sotme plot konflikte e pabarazi ka akoma njerëz, që angazhohen për ta forcuar shpresën. Ai lajmëron se në shtator, në periudhën e vizitës së Papës Françesku në Nju Jork, OKB-ja do të paraqesë një Agjendë të re për zhvillimin e qëndrueshëm. Kujtojmë se tema e sivjetme e Takimit të Riminit është marrë nga një poezi e shkrimtarit italian Mario Luzi: “Ç’mungesë të mungon, o zemër, që papritmas me të je përplot?”.








All the contents on this site are copyrighted ©.