2015-08-21 11:40:00

Një minut me Nënë Terezën: vetëm gjëra të vogla


Vetëm gjëra të vogla bënin dhe bëjnë motrat e Nënë Terezës, por sa rëndësi kanë për sytë e Zotit. Ja ç’thoshte vetë e Lumja shqiptare e bamirësisë, së cilës i kushtojmë minutin e fundit të emisionit:

“Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, por vetëm gjëra të vogla, me dashuri të madhe. Motrat tona bëjnë gjëra të vogla: ndihmojnë fëmijët, vizitojnë të vetmuarit, të sëmurët, të padëshiruarit.

Një ditë, motrat hynë në një shtëpi ku jetonte një grua e vetmuar: kishte vdekur prej ditësh. E gjetën, sepse trupi i saj kishte filluar të dekompozohej. Njerëzit, që jetonin aty afër, nuk ia dinin as emrin.

Kur më thoshin se motrat tona nuk bëjnë asgjë të madhe, se bëjnë vetëm gjëra të vogla, përgjigjesha: mjafton të ndihmojnë edhe një njeri të vetëm. Jezusi do të kishte pranuar të vdiste edhe për një njeri të vetëm, për një mëkatar të vetëm”. 

(Bazuar mbi "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))








All the contents on this site are copyrighted ©.