2015-08-19 13:25:00

Papa nuk do të takohet me FARC gjatë udhëtimit në Kubë


Ndër veprimtaritë e udhëtimit papnor në Kubë, në shtator, “nuk parashikohet asnjë takim i Atit të Shenjtë me përfaqësuesit e FARC”. Deklarata është e zv.drejtorit të Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Ciro Benedettini. Këtyre ditëve u fol në shtyp për mundësinë e një bisede të Papës Françesku me eksponentët e Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), gjatë vizitës së Atit të Shenjtë në ishullin karaibik, programuar nga 19 deri më 22 shtator.








All the contents on this site are copyrighted ©.