2015-08-19 12:36:00

Një minut me Nënë Terezën: s’ka rëndësi feja; ka rëndësi sa duam


Minuti i fundit i emisionit tonë me Nënë Terezën:

         “Disa e quajnë Ishvar, disa të tjerë, Allah, disa e quajnë thjesht Zot, por të gjithë duhet ta pranojmë se është Ai, që na krijoi për gjëra më të mëdha: na krijoi për t'u dashur e për të dashur. Rëndësi ka të duam. Por, pa lutjen, nuk mund as të duam e, atëherë, cilado qoftë feja jonë, duhet të lutemi së bashku”.

(Bazuar mbi "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))








All the contents on this site are copyrighted ©.