2015-08-19 13:00:00

Nigeri: Boko Haram sulmon fshatrat e veriut, 150 viktima


Dhuna xhihadiste kthehet në Nigeri. Rreth 150 vetë u mbytën e u vranë gjatë ikjes nga fshati i tyre, ndërsa sulmohej nga milicët e grupit integralist islamik Boko Haram. Në vendin afrikan pritet me padurim ardhja e Forcës së ndërhyrjes shumëkombëshe të bashkuar (Mnjtf), përbërë nga vendet e rajonit.

         Të enjten e kaluar (por u mor vesh vetëm sot) dhjetra milicë të Boko Haramit mbërritën në fshatin e krishterë verior, Gari-kukuwa, në shtetin e Jobes, me motorë e makina, duke shkaktuar panik. Pastaj hapën zjarr, duke vrarë njerëz e duke i shtyrë të tjerët drejt lumit të fryrë për shkak të shirave. Dëshmitarët tregojnë se xhihadistët qëlluan edhe kundër një peshkatari, që po i ndihmonte njerëzit të mos mbyteshin. Sipas qeverisë viktimat janë rreth 50 vetë, por të mbijetuarit flasin për 150. Pas pak ditësh do të ndërhyjnë në zonë 8700 ushtarët e Forcës shumëkombëshe të përbërë nga vetë Nigeria, pastaj Nigeri, Çadi, Kameruni dhe Benini. Kontingjenti antixhihadist duhet të ishte disllokuar aty që në fund të korrikut.








All the contents on this site are copyrighted ©.