2015-08-18 13:14:00

Vdiq kard. hungarez Laszlo Paskai, 88 vjeç. Telegram i Papës


Ndërroi jetë dje, në moshën 88-vjeçare, kardinali hungarez Laszlo Paskai, kryeipeshkëv nderi i Esztergom-Budapest. Prelati ishte i sëmurë me kancer. Funerali do të kremtohet të shtunën, 21 gusht, në orën 10.30, në katedralen e dioqezës.

         Në telegramin e tij me këtë rast, Papa Françesku shpreh ngushëllimet dhe trishtimin për humbjen e këtij kardinali, i cili i ka shërbyer bashkësisë së krishterë për shumë vjet, sidomos si profesor filozofie, asketike dhe liturgjie. Ka qenë rektor i Seminarit qendror të Budapestit dhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Hungareze nga viti 1986 në vitin 1990.








All the contents on this site are copyrighted ©.