2015-08-18 12:22:00

Një minut me Nënë Terezën:pasuritë mund t’ju mbysin


Minuti i fundit i emisionit me Nënë Terezën:

         “Pasuritë – thoshte e Lumja shqiptare e bamirësisë – (ato materiale, por edhe ato shpirtërore) mund të arrijnë deri sa t’ju mbysin, nëse nuk i përdorni drejt….

         Ruajeni veten, sa më shumë ‘të zbrazët’, në mënyrë që Zoti të mund t’ju mbushë. As Zoti nuk mund të vendosë asgjë në një hapësirë të mbushur plot. Ai nuk na e imponon praninë e Tij. Do të jesh ti ai, që do ta mbushësh botën me atë dashuri, me të cilën Zoti të ka mbushur ty”.

(Bazuar mbi "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))








All the contents on this site are copyrighted ©.