2015-08-18 14:26:00

Masakër në Bangkok, identifikohet autori


Së paku 22 viktima, bilanci i atentatit të djeshëm në qendër të Bangkokut, në Tajlandë. Ndër ta, 8 turistë aziatikë. E ndërsa autoritetet ushtarake deklarojnë se e kanë identifikuar autorin falë telekamerave, një bombë tjetër shpërtheu sot, poshtë një ure, pa shkaktuar të vrarë e të plagosur. Njeriu, që vendosi dje bombën pranë tempullit të famshëm të Jerevanit është regjistruar në video, por imazhi nuk është i qartë. Mendohet të jetë anëtar i një lëvizjeje antiqeveritare me bazë në verilindje të Tajlandës. Fjala është për të ashtuquajturit “këmishëkuq”, përkrahës të familjes së ish-kryeministrit Taksin Shinauatra dhe të së motrës, Jinglak, hequr nga detyra me vendim të Gjykatës Kushtetuese, më 7 maj 2014. Kjo familje është kundër juntës ushtarake në pushtet. Zona e shpërthimit të bombës ka qenë për dy muaj shtatmadhoria e këmishëkuqve, gjatë protestave të vitit 2010.








All the contents on this site are copyrighted ©.