2015-08-17 15:22:00

Siri: lirohet atë Boutros, famullitar greko-katolik


Disa muaj pas rrëmbimit, dje, në Siri, u lirua atë Tony Boutros, prifti greko-katolik, që drejton famullinë e Shën Filipit Apostull, në qytetin sirian të  Shahba. Bashkësia e krishterë e priti me gëzim të madh këtë lirim, për të cilin flet edhe nunci apostolik në Damask, imzot Mario Zenari, në mikrofonin tonë:

Përgjigje: - Po, lajmin ma vërtetoi, dje pasdite, rreth orës 17.30-18 ipeshkvi i tij, Nicolas Antiba, metropolit i Bosra-s e Hauran-it.  Ky lajm nisi të përhapet ndonjë ditë më parë e, natyrisht, u prit si dhuratë e bukur,  që na e bëri Zoja. Hollësirat tani për tani nuk dihen…

Pyetje: - Është mirë me shëndet atë Boutros?

Përgjigje: - Duhet të them se nuk di shumë, sepse komunikimet, siç mund ta kuptoni edhe vetë, këtu janë pak të vështira. Por besoj se është mirë. E tani nuk duhet harruar se janë ende në duart  e rrëmbyesve gjashtë klerikë të tjerë, ndërmjet të cilëve, edhe dy ipeshkvijtë ortodoksë. 








All the contents on this site are copyrighted ©.