2015-08-17 11:44:00

Një minut me Nënë Terezën: dashuria e shën Jozefit


Një minut me Nënë Terezën, në fund të emisionit tonë, për të reflektuar së bashku me të Lumen shqiptare të bamirësisë si duhet të jetë dashuria bashkëshortore:

         “Çfarë shembulli të mrekullueshëm na jep shën Jozefi! Kur e kuptoi se Maria priste një fëmijë, nuk i mbetej veçse një gjë për të bërë: të shkonte tek krerët, tek meshtarët e të thoshte: ‘Gruaja ime pret një fëmijë, që s’është i imi”. Mjaftonte të bënte kështu dhe ata do ta kishin vrarë me gurë Marinë. Po, do ta kishin vrarë me gurë, sepse kështu thoshte Ligji.

         E çfarë bëri ai? Ai e donte Marinë, e donte jashtëzakonisht. Nuk dinte asgjë e gruaja e tij ishte shtatzënë. E atëherë tha: ‘Po iki’. E Ligji thoshte se nëse ikte, duke e lënë gruan me barrë, do ta kishin vrarë atë me gurë…

         A e kuptoni ç’dashuri të dhimbsur kishte Jozefi për Marinë: s’dinte asgjë, nuk kuptonte asgjë, askush nuk i kishte thënë asnjë fjalë e, megjithatë, ai e donte kaq shumë sa preferoi ta vrisnin atë me gurë, në vend të saj”.

(Bazuar mbi "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))








All the contents on this site are copyrighted ©.