2015-08-17 13:47:00

Kardinali Parolin në Singapor: Kisha të jetë dritë për kombin


Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin ndodhej në Singapor, etapa e fundit e udhëtimit të tij në Azi. Ashtu si në Indonezi e në Timorin Lindor, prelati takoi bashkësinë katolike lokale dhe kremtoi meshën në solemnitetin e Të Ngjiturit të Zojës në Qiell. Drekën e kaloi me përfaqësuesit e Kishës, rregulltarë e laikë, duke u treguar rrugën, që e pret kryedioqezën e Singaporit, për t’u bërë “dritë e kombit”, i cili feston 50-vjetorin e pavarësisë.

         Në 200 vjetët e pranisë së saj në qendrën më të madhe financiare të botës, Kisha ka kontribuar në përparimin e në zhvillimin shoqëror, por puna nuk ka përfunduar. “Përballë shekullarizimit agresiv – nënvizoi kardinali Parolin – Kisha ka nevojë të japë një dëshmi racionale e të durueshme, sepse, nëse për hir të ndonjë ideologjie bëhen përpjekje për ta zhdukur Zotin nga shoqëria, përfundohet në adhurimin e idhujve e burrat e gratë humbasin dinjitet e të drejta”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.