2015-08-14 14:33:00

Të rinjtë nga Shqipëria e Kosova në Torino për don Boskon


Gjatë kësaj jave, 5000 të rinj salezianë nga e gjithë bota janë mbledhur në Torino për kremtimet, që mbyllin festimet e 200-vjetorit të lindjes së shën Gjon Boskos, themeluesit të salezianëve. Të dielën ata do të shkojnë pikërisht në vendin e lindjes së shenjtit, në Colle don Bosco (kodra e don Boskos). Të pranishëm edhe 30 të rinj nga Shqipëria e Kosova, ku salezianët veprojnë prej vitesh. Të dëgjojmë pikërisht njërën prej murgeshave saleziane, që i shoqëron të rinjtë në Torino, motrën Mimoza Paluca…








All the contents on this site are copyrighted ©.