2015-08-14 17:36:00

Kard. Parolin nënshkruan marrëveshjen Seli e Shenjtë – Timori Lindor


“Sot hapet një kapitull i ri në historinë e gjatë të marrëdhënieve ndërmjet Kishës dhe Timorit Lindor”. Me këto fjalë, kardinali Pietro Parolin nënshkroi në Dili, marrëveshjen ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Timorit Lindor. Dokumenti i impenjon palët të bashkëpunojnë për zhvillimin e gjithanshëm të njerëzve, në drejtësi, paqe e për të mirën e përbashkët. Ceremonia qe pika kulmore e një dite plot veprimtari, në përkujtim të 500-vjetorit të ungjillëzimit të vendit.

Gjatë pjesës së parë të ditës, kardinali Parolin u takua me rregulltarët, që veprojnë në Timorin Lindor, me të cilët kremtoi meshën e kaloi drekën. Më pas, u takua me të rinjtë, në të njëjtin vend, ku, 26 vjet më parë, Gjon Pali II e ftonte ishullin të ishte kripë e tokës dhe dritë e botës, 10 vjet para referendumit për pavarësinë e Indonezisë. Këtyre të rinjve, kardinali Parolin u çoi fjalët e Papës Françesku, i cili i fton të kenë një zemër të lirë nga të gjitha zinxhirët e kësaj bote.








All the contents on this site are copyrighted ©.