2015-08-12 15:26:00

Sërish mbyten emigrantë. Tensione në ishullin grek Kos


Emergjenca e emigracionit, gjithnjë e më tragjike. Dje, një barkë me 100 vetë u mbyt në afërsi të brigjeve libike. Vetëm 50 u shpëtuan nga Marina Ushtarake Italiane. Ndërkaq, tensione në ishullin grek Kos, ku çdo ditë mbërrijnë me mijëra emigrantë, ashtu si edhe në ishujt e tjerë. Policia e vendit po përpiqet t’u bëjë ballë kërkesave të tyre, por i duhet të ndeshet me njerëzit e dëshpëruar, të ngjeshur si sardele në vende të çfarëdoshme. Dramatike, thirrja e qeverisë së Athinës për kryebashkiakun e Kos: “Ndërhyni menjëherë për të shmangur një gjakderdhje të mundshme”. Në ishull ndodhen aktualisht rreth 7 mijë emigrantë.

         E gjendja nuk është më e mirë në kufirin Itali-Francë, mbyllur që nga qershori për të mos lejuar kalimin e emigrantëve, e edhe në tunelin e La Manshit, që çon drejt Britanisë së Madhe. Emigrantët e grumbulluar në kufi, shpesh përpiqen ta kalojnë atë për të shkuar drejt vendeve të tjera, ku kanë pika referimi, kushërinj, miq apo dashamirë, por ndalohen nga policia, e cila, më të shumtën e rasteve, i kthen mbrapsht.








All the contents on this site are copyrighted ©.