2015-08-12 12:50:00

Një minut me Nënë Terezën: nëna ime


Në minutin e fundit të emisionit tonë, me Nënë Terezën, i bëjmë jehonë përmes fjalëve të së Lumes për nënën e vet, mesazhit të sotëm të Papës për pushimin e familjes, për festën e saj. Thoshte Nënë Tereza:

         “Unë nuk do ta harroj kurrë nënën time. Ishte gjithnjë e zënë, gjithë ditën e lume, por kur vinte mbrëmja, shqetësohej edhe më shumë për t’u bërë gati e për ta pritur te dera tim atë, kur kthehej nga puna.

         Në atë kohë, ne nuk e kuptonim: vinim buzën në gaz e nganjëherë, qeshnim e talleshim me të. Por tani e kuptoj mirë sa dashuri të madhe kishte për tim atë. Çfarëdo t’i kishte ndodhur gjatë ditës, ajo ishte atje, gati për ta pritur me buzëqeshje.

         Sot na mungon përherë koha: nënat e baballarët janë gjithnjë tepër të zënë. Fëmijët kthehen në shtëpi e nuk gjejnë askënd gati për t’i dashur, për t’i pritur me një buzëqeshje”.

(Bazuar mbi "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))








All the contents on this site are copyrighted ©.