2015-08-10 12:29:00

Papa të rinjve të Avilës: jo, jetës mediokre, mbështetje në miqësinë me Jezusin


Françesku i dërgoi një mesazh më se 6 mijë të rinjve, mbledhur në Avila të Spanjës, me rastin e Meshës,  që mbylli kremtimet e 500-vjetorit të lindjes së Shën Terezës së Avilës. Papa i nxiti të mos i “përshtaten jetës mediokre e pa aspirata, por të angazhohen për t’u rritur në një jetë të thellë miqësie me Jezusin, duke u bërë gjithnjë më të vetëdijshëm për dhuratën e pamasë, të marrë në Pagëzim e në Krezmim, që na nxit t’ia çojmë dashurinë e Krishtit edhe vëllezërve". Françesku  nënvizon se shprehja e njohur e Shën Terezës, “në kohë të vështira, miq të fortë të Zotit”, fiton një tingëllim të posaçëm, kur u drejtohet të rinjve, që kanë etje për të vërtetën, mirësinë, bukurinë.

Në mesazhin drejtuar kardinalit Ricardo Blasquez Perez, kryeipeshkëv i Valladolid, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Shenjëtërisë së Tij, kardinali Pietro Parolin, Papa i fton të rinjtë ta rrisin, ta thellojnë e ta japin dëshminë e fesë së tyre e të dashurisë së tyre për Kishën e për vëllezërit, duke ndjekur shembullin dhe mësimin e Shën Terezës së Jezusit.








All the contents on this site are copyrighted ©.