2015-08-03 18:53:00

Aleksandër Sollzhenicin, përfaqësuesi më i shquar i disidencës sovjetike, në vjetorin e vdekjes


Duke shfletuar kalendarin historik, me 3 gusht përkojmë vdekjen e shkrimtarit të madh Aleksandër Sollzhenicin, përfaqësuesi më i shquar i disidencës sovjetike. Si sot një vit më parë, vdiq gjatë natës së 3 gushtit në shtëpinë e tij në Moskë Aleksandër Sollzhenicin, në moshën 89 vjeçare, përfaqësuesi më i shquar i disidencës sovjetike. Shkrimtari Rus, Aleksandër Sollzhenicin, lindi në vitin 1918, Nobel për Letërsinë më 1970.

Shkrimtari i madh jetoi disa faza  të historisë në Bashkimin Sovjetik e më pas, edhe të Rusisë. Provoi kampet e përqendrimit, dëbimin nga atdheut e rikthimin, më 1994. Kur u rikthye, e nisi udhëtimin pikërisht nga Lindja e largët ruse, ku kishte qenë një nga kampet më të tmerrshme të përqendrimit.

Figurë e madhe e disidencës sovjetike, që guxoi t’i kundërvihej Stalinit gjaktar, Sollzhenicin shkroi veprat kryesore kushtuar kampeve të përqendrimit, ndërmjet të cilave, kryevepra “Arkipelagu Gulag”, trilogji, gjysmë autobiografike e gjysmë historike, përkthyer jashtë Rusisë, në vitin 1974, përkthim që i kushtoi shkrimtarit njëzet vjet internim. Më pas edhe dëbimin nga vendi.  Atëherë disidenti i madh shkoi në Zvicër e më pas në SHBA.

Sollzhenicin, që u takua me Papën Gjon Palin II në tetor 1993, u rikthye në atdhe pas ndryshimeve të viteve ’90, vijoi t’i kundërvihej regjimit të ri, duke vërejtur se  nuk mund të flitet për kërcënime kundër demokracisë, në një vend ku demokracia nuk ekziston fare.

Ikonë e disidencës sovjetike dhe e antikomunizmit, me vdekjen e Aleksandër Sollzhenicinit, letërsisë ruse i mungon shkrimtari më i madh bashkëkohor, njeriu që me guxim të pashoq e dashuri të pakufishme për të vërtetën, i tregoi botës turpin e Gulagëve, kampeve të përqendrimit, ku vdiq ajka e mendjes ruse. E Sollzhenicin e njohu nga afër këtë realitet, ku jetoi tetë vjet, i akuzuar si tradhtar i Atdheut në vitin 1945 e ku lindën veprat, që do t’i siguronin çmimin Nobel.

Në se nuk do ta kishim ‘Arkipelagun Gulag’ dhe veprat e tij të tjera, nuk do ta kuptonim të vërtetën mbi Bashkimin Sovjetik. Prandaj duhet t’i jemi mirënjohës për këtë: kujtoj një profeci që bëri dikush, kur po e dëbonin: “Pas disa vjetësh asnjeri nuk do të kujtohet më për krizën në të cilën jetojmë, por të gjithë do ta kujtojnë figurën e ndritur të të persekutuarit Sollzhienicin!”.

Aleksandër Sollzhenici, intelektuali i shquar rus, tregon për një njeri që takoi në një kamp përqendrimi në Bashkimin Sovjetik. Ky njeri i thjeshtë gjithmonë rrezatonte qetësi, gëzim, dhe kishte një qëndrim vëllazëror. Kur Sollzhenici kërkoi të gjente burimin e kësaj sjelljeje kaq të paqtë, vuri re se çdo mbrëmje kur shtrihej në shtrat ai nxirrte nga xhepi copëza letrash në të cilat ishin shkruar vargje nga Shkrimi i Shenjtë. Këto fjalë e kishin transformuar këtë njeri nga një të burgosur, të pashpresë, të egër, të inatosur, në një njeri të dashur, të mirë dhe të qetë e në paqe. Kjo pra, është fuqia transformuese që ka Bibla për çdo besimtar! Këtë duhet të kuptojmë edhe ne sa herë që marrim për ta lexuar e medituar atë.

Sollzhienicin ishte ‘Njeri i  madh i shekullit’  për presidentin rus Medvedjev; ‘profet’ për Kishën ortodokse të Moskës, ‘guximtar’ për kryeministrin Putin, ‘njeri me fat të pashembullt’ për atin e pjerestrojkës, Gorbaçiov. E vërtetë, Aleksandër Sollzhienicin pati një jetë aq të ndërlikuar, gjatë së cilës pa shumë ngjarje dhe njohu shumë njerëz të zakonshëm, por edhe të jashtëzakonshëm, siç ishte vetë. Ndërmjet tyre, Papa Gjon Pali II.

Po ç’mund të kujtojmë për Sollzhienicin si besimtar ortodoks?

Fenë e tij tepër të madhe, që pastaj mishërohej në një koncept që i jepte Rusisë  rol të madh në botë, edhe nga pikëpamja fetare: rolin për ta bërë zërin e Zotit të dëgjohet në realitet, në shoqëri, në politikë, në kulturë, në letërsi… Kujtojmë se Sollzhienicin qe në moshë të pjekur por edhe gjithë jetën e deklaroi haptazi se ishte besimtar ortodoks.

Ç’përfaqësonte për Kishën figura e Sollzhienicin?

Përfaqësonte, mbi të gjitha, figurën e një martiri: persekutimi, të cilit iu desh t’i nënshtrohej, ishte tepër i rëndë, e po aq i rëndë qe edhe mërgimi, sepse ai ishte rus i vërtetë, me rrënjë të ngulura thellë në tokën e tij.  Për të mërgimi qe një vuajtje jo më pak e madhe, sesa Gulagu. Shkrimtari i madh jetoi disa faza  të historisë në Bashkimin Sovjetik e më pas, edhe të Rusisë. Provoi kampet e përqendrimit, dëbimin nga atdheut e rikthimin, më 1994. Kur u rikthye, e nisi udhëtimin pikërisht nga Lindja e largët ruse, ku kishte qenë një nga kampet më të tmerrshme të përqendrimit.

Ç’rol luajti shkrimtari në shndërrimin e Rusisë?

Sollzhienicin ishte një nga njerëzit që luajtën rol të dorës së parë në shndërrimin e Rusisë. Në se nuk do ta kishim ‘Arkipelagun Gulag’ dhe veprat e tij të tjera, nuk do ta kuptonim të vërtetën mbi Bashkimin Sovjetik. Prandaj duhet t’i jemi mirënjohës për këtë: kujtoj një profeci që bëri dikush, kur po e dëbonin: “Pas disa vjetësh asnjeri nuk do të kujtohet më për krizën në të cilën jetojmë, por të gjithë do ta kujtojnë figurën e ndritur të të persekutuarit Sollzhienicin!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.