2015-08-02 18:02:00

Kisha e djegur në Tabgha: solidariteti i rabinëve të Izraelit


Izraeli po jep ndihmën e tij solidare për ndreqjen e Kishës së Shumëzimit të bukëve e të peshqve, në Tabgha të Galilesë, mbi liqenin e Tiberiades, djegur nga një grup ekstremistësh qershorin e kaluar. Po mblidhen fonde për të restauruar posaçërisht pjesën më të dëmtuar të vendit të kultit, oborrin.

Nismën, quajtur "Restoring Friendship", po e mbështesin rabinët më të rëndësishëm të vendit, siç dëshmon organizatori i saj, rabini Alon Ghosen, drejtor i Institutit Eliahj të Jeruzalemit, autor i disa nismave të tjera solidariteti e miqësie ndaj bashkësive të krishtera vendase. Për mbledhjen e fondeve njofton edhe Patriarkati i Jeruzalemit, që nënvizon edhe dënimin e ashpër për këtë akt nga ana e rabinit Alon Ghosen:

“Hebraizmi, që djeg Kisha e xhami – nënvizon - nuk është yni. Kjo - shton, duke kujtuar fushatën e solidaritetit - është një mënyrë për të shprehur  mbështetjen tonë konkrete si dhe miqësinë me fetë e tjera”.

Gjatë viteve të fundit më se 42 kisha, xhami e manastire u dëmtuan nga akte vandale. Pak ditë më parë, të dyshuarit për vënien e zjarrit në Kishën e Shumëzimit të bukëve e peshqëve, u akuzuan zyrtarisht nga autoritetet gjyqësore të Nazareth-it.  








All the contents on this site are copyrighted ©.