2015-07-26 16:54:00

Ngushëllimet e Papës për vdekjen e kardinalit William Baum


Papa shpreh ngushëllimet e tij për vdekjen e kardinalit amerikan William Wakefield Baum: ishte 88 vjeç. Në një telegram drejtuar kryeipeshkvit të Washingtonit, kardinalit Donald Wuerl, Françesku kujton me mirënjohje angazhimin ipeshkvnor të të ndjerit në dioqezën e Springfield-Cape Girardeau e të Washington-it. Më pas, shërbimin e gjatë ndaj Selisë së Shenjtë, në krye të Kongregatës për Edukimin Katolik si dhe të Pendestarisë Apostolike.

I lindur në Dallas, më 1926, u shugurua meshar 24 vjeç. Më 1970 Pali VI e emëroi ipeshkëv të Springfield-Cape Girardeau; më 1976, e krijoi kardinal.

Pas vdekjes së kardinalit Baum, Kolegji kardinalor numëron 220 kardinaj, nga të cilët, 120 me të drejtë zgjedhore, 100, mbi moshën 80 vjeç.








All the contents on this site are copyrighted ©.