Tema e Kongresit Biblik Ndërkombëtar Dokumenti është ‘Dei Verbum’ (Fjala e Hyjit),
dokumenti i Koncilit II të Vatikanit. “50 vjet nga Dei Verbum”: do të jetë kjo tema
e Kongresit të 8-të Biblik Ndërkombëtar, që do të zhvillohet në Medelin, në Kolombì,
më 30 e 31 korrik. Organizuar nga Universiteti Papnor Bolivarian, simpoziumi do të
frymëzohet nga Letra e Hebrenjve (një prej librave të Besëlidhjes së Re të Biblës),
në mënyrë të veçantë fragmenti 4,12: “Vërtetë, fjala e Hyjit është e gjallë dhe vepruese.
Është më e mprehtë se çdo shpatë dy tehesh. Përshkon aq sa ndan frymën dhe shpirtin,
gjymtyrët dhe palcin edhe shqyrton ndjenjat dhe dëshirat e zemrës”.
Të shumta janë temat në shqyrtim: nga reflektimi mbi “Shpjegimi dhe interpretimi i
Biblës, dy momente të një procesi të vetëm”, deri te “Leximi kritik i Biblës pas Dei
Verbum”. Qendrore janë edhe analizat kritike mbi metodat ekzegjetike të djeshme të
sotme, lidhur me Fjalën e Hyjit.
Punimet do të hapen nga atë Julio Jairo Ceballos Sepùlveda, rektor i përgjithshëm
i Universitetit të përmendur, e atë Guillermmo Leòn Zuleta Salas, drejtor i Institutit
të Humanizmit të Krishterë. Programi i plotë i ngjarjet është i gatshëm në faqen e
internetit..
“Dei Verbum” është një dokument i rëndësishëm, pra një Kushtetutë e Koncilit II të
Vatikanit, shpallur më 18 nëntor 1965, gjatë papnisë së Palit VI. Siç lexohen në hyrje,
ajo “ndjek gjurmët e Koncileve kishtare të Trento-s e të Vatikanit I, synon të propozojë
doktrinën e mirëfilltë mbi Dëftimin hyjnor dhe transmetimin e tij, në mënyrë që për
kumtimin e shpëtimit mbarë bota të besoj duke dëgjuar, të shpresoj duke besuar, të
duaj duke shpresuar”.
All the contents on this site are copyrighted ©. |