2015-07-21 10:40:00

Papa: në Nju Jork duke pritur shtatorin, ekspozitë mbi vizitën e Palit VI


Historia e ëndrrat për t’u realizuar. Një ekspozitë në Nju Jork mbi vizitën e Papa Palit VI në SHBA-së e OKB në  tetor të vitit 1956. 50-të vjet pas asaj ngjarje, e në përgatitje të vizitës së Papa Françeskut në SHBA-së nga 22 deri më 27 shtator, Arkivi i Kryedioqezës së Nju Jorkut ka organizuar një ekspozitë me titullin ‘Make me an Instrument of Thy Peace’ që kujton udhëtimin të Papa Palit VI në SHBA, në tetor të vitit 1965. Një udhëtim historik, i pari i një Pape që vizitoi SHBA-së dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork më 1965.
Në ekspozitë, njofton gazeta l’Osservatore Romano, përshkohet jeta e Palit VI dhe historia e vizitës, duke propozuar mes tjerash telegramet e shkëmbyer ndërmjet Papa Montinit e kardinalit amerikan të Nju Jorkut Francis Spellman, pullat postare përkujtimore dhe një biletë hyrëse për Meshën e kremtuar nga Papa Pali VI më 4 tetor 1965 në Yankee Stadium të  Nju Jorku.
“Ekspertët e sociologjisë na thonë se një komunitet, për të prosperuar, ka nevojë për një kujtesë (memorie) e një ëndërr. Këto janë kujtimet e kryedioqezës së Nju Jorkut. Ëndrrat kurrë nuk mund realizohen nëse nuk janë të rrënjosura në kujtesë, ndërsa kujtimet pa ëndrra bëhen thjeshtë nostalgji”, tha kardinali Timothy Dolan, kryeipeshkëv i Nju Jorkut, duke nënvizuar rëndësinë e ekspozitës.
“Kemi një Arkiv të madh për t’i mbajtur gjallë kujtimet tona, e kemi qëllimin t’i bëjmë ëndrrat tona realitet”, përfundoi kardinali Dolan.
Në një panel të ekspozitës është vendosur edhe fraza e Papa Palit VI shqiptuar para Kombeve të Bashkuara më 1965: “Paqja, paqja duhet t’i udhëheq fatet e popujve e të mbarë  njerëzimit!”








All the contents on this site are copyrighted ©.