2015-07-21 17:16:00

Papa Bergoglio: Kisha të jetë gjithmonë e kujdesshme ndaj të vobektëve


Kisha është e thirrur të jetë përherë më shumë pranë të vobektëve”. Kështu shkruan Papa Françesku në një tweet në faqen e internetit @Pontifex.

Më 26 qershorin e kaluar, gjatë homelisë së Meshës, kremtuan në shtëpinë e Shën Martës në Vatikan, Papa Françesku duke komentuar pjesën e Ungjillit të asaj dite, mes tjerash shtoi ”Të krishterët duhet t’u afrohen e t’u zgjasin dorën atyre, që shoqëria ka prirjen t’i përjashtojë, ashtu si bëri Jezusi me të përjashtuarit e kohës së Tij. Pikërisht kjo e bën Kishën bashkësi të vërtetë”. E pohoi Papa Françesku gjatë homelisë së Meshës, kremtuar në Shtëpinë e Shën Martës.

“I pari, që shpërvoli mëngët e ndoti duart, ishte Jezusi. Duke iu afruar të përjashtuarve të kohës së Tij, Ai i ndoti duart, duke prekur të gërbulurit, për shembull, e duke i shëruar. E duke i mësuar, kështu, Kishës, se nuk mund ta ndërtojë e të jetë bashkësi, pa afërsi ndaj nevojtarëve, të ligshtëve. Papa Françesku e përqendroi homelinë mbi protagonistin e fragmentit të shkurtër ungjillor të 26 qershorit të kaluar që flet për shërimin e një të sëmuri nga gërbula. Pra një i sëmurë nga gërbula, që i jep vetes, arrin tek Jezusi, përkulet para Tij e i thotë: “Zot, po të duash, Ti mund të më pastrosh”. E Jezusi e prek dhe e shëron.








All the contents on this site are copyrighted ©.