2015-07-20 14:02:00

Të ndryshme nga bota


Në Irak, e pikërisht në Khan Bani Sad, fundamentalistët e kremtuan Bajramin me një masakër të re:  vranë 115 vetë.

Bajram gjaku edhe në Siri. Vetëm muajin e fundit në dy vendet janë vrarë më se 5 mijë vetë.

Në Filipine, ipeshkvijtë mendojnë se marrëveshja me separatistët islamikë nuk është e drejtë, sepse projekt-ligji “Bangsamoro Basic Law” që synojnë të vënë në jetë, do t’ia nështronte vendin një lloj sharie, që do të mohonte të drejtat e pakicave.

Sudani jugor, vendi më i ri i botës, pas 4 vjetësh pavarësie, po shkatërrohet nga ndeshjet ndërmjet etnisë dinka e asaj nuer, që ka shkaktuar deri tani më se 500 mijë viktima. Ky,  denoncimi i imzot Taban. Prelati flet me dhimbje për mijëra jetimë, që enden rrugëve, duke e kërkuar ushqimin e përditshëm në plehra.

 Nga Algjeria, imzot Rault shprehet kundër shtypjes në Luginën e M’Zab, ku vijon dhuna me bazë etniko-fetare ndërmjet popullsisë berbere ibadite e grupeve islamiste sunite. Nga ndeshja me shkopinj e thika, po kalohet tek armët e zjarrit, me viktima gjithnjë më të shumta nga ana e dyja palëve. 








All the contents on this site are copyrighted ©.