2015-07-17 14:32:00

Përparon dialogu me Pentekostalët. Farrell: gati dokumenti


Përfundoi sot, në Romë, një seancë e re e dialogut katoliko-pentekostal me temë “Karizmat në Kishë”. Dy kryetarët ishin imzot Michael F. Burbidge, ipeshkëv i Raleigh (SHBA), nga pala katolike, dhe i nderuari Cecil M . Robeck (Asambletë e Zotit, në SHBA) nga pala pentekostale. Për të ditur diçka më shumë, intervistuam imzot Brian Farrell, sekretar i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve:

Përgjigje: - Është vijim i një dialogu, që shkon përpara që prej më se 30 vjetësh. Këtë herë u shqyrtua rëndësisa dhe roli i karizmave në jetën e Kishës. Ishte një dialog shumë interesant, i sinqertë e edhe i frytshëm. Jemi gati-gati në pikën e dokumentit përfundimtar, që do të shënonte mbylljen e pesë vjetëve të dialogut.

Pyetje: - E ç’të re sjell ky dokument?

Përgjigje: - Dokumenti është bazë studimi për mirëkuptimin reciprok. Prej këndej, Komisioni duhet të paraqesë një reflektim, që pastaj duhet rishikuar në të gjitha fakultetet tona, në grupet, shoqatat lokale…. Ky është fryt i dialogut. Për ta kuptuar këtë mënyrë të të jetuarit të Ungjillit.








All the contents on this site are copyrighted ©.