2015-07-16 13:51:00

Rriten ndjekësit në Twitter për Papën Françesku


Papa Françesku ka tashmë 22 milion ndjekës në Twitter, ku faqja e tij “Pontifex” konsultohet nga njerëz të të gjitha gjuhëve e të të gjitha profesioneve, në të gjithë botën. Tri gjuhët më popullore duket se janë italishtja, anglishtja dhe spanjishtja, por edhe profili në latinisht vijon të rritet, me 367 mijë ndjekës. Gjë, që tregon se gjuha e romakëve të lashtë akoma nuk ka vdekur. Gjithsesi, vendin e parë e mban spanjishtja, me 9.347.116 ndjekës, më pas anglishtja me rreth 6 milion e gjysëm ndjekës e italishtja, me gati 3 milion ndjekës.








All the contents on this site are copyrighted ©.