2015-07-13 19:43:00

Papa kujton një Shqipëri të re


Papa Françesku, duke u kthyer nga shtegtimi në Amerikën Latine, gjatë bisedës në avion me gazetarët, kujtoi se në Shqipëri më se 45% e popullsisë është 40 vjeç e poshtë.  70% , në Paraguái. E quajti pasuri, këtë  masë të rinjsh, për vendin e për Kishën në Paraguái, sidomos, ku Papa e pa me sytë e vet këtë vërshim rinie. Sepse ku ka rini, vendi e edhe Kisha janë gjithë gjallëri. Por shtoi se me mungesën e punës, përjashtohen edhe të rinjtë. Nga vendi. E për pasojë, edhe nga Kisha! Thua të jetë kështu edhe për të rinjtë e Shqipërisë?








All the contents on this site are copyrighted ©.