2015-07-12 19:01:00

Engjëlli i Tënzot: me ndihmën e Marisë, Kisha të jetë shtëpia e të gjithëve


Në përfundim të kremtimit eukaristik, si falënderoi kryeipeshkvin e Asunción, imzot Edmund Ponziano Valenzuella Mellid, për pëshëndetjen e tij të përzemërt, Françesku i ftoi besimtarët t’ia ngulin plot besim sytë Virgjërës  Mari, Nënës së Zotit e Nënës sonë.

E quajti “Dhanti, që Jezusi ia bëri popullit të vet, duke ia dhuruar si nënë në orën e kryqit e të mundimeve.

Është fryt i mblatimit të Jezusit për ne, theksoi Papa.

E që atëhere ka qenë e do të jetë gjithnjë me bijtë e saj,

posaçërisht me më të vegjlit, më nevojtarët.

Ajo hyri në tymën të historisë së popullit tonë, të njerëzve tanë.

Si në shumë vende të Amerikës Latine,

feja e paraguaianëve është  përplot me dashurinë e Zojës.

Prej këndej, ftesa e Papës besimtarëve vendas dhe gjithë të devoçëmve të Zojës:

“Shkoni plot besim tek Nëna juaj, hapjani zemrat, besojani gëzimet e dhimbjet, shpresat e vuajtjet.

Zoja ju ngushëllon me dashurinë e saj plot dhimbsuri e ju ndez në zemër shpresat!

Mos pushoni s’iu luturi  e së besuari në atë,

që është nënë e mëshirës për të gjithë bijtë e saj, pa asnjë dallim”.

Pastaj, lutja e Papës për Kishën...:

“që t’i forcojë lidhjet vëllazërore ndërmjet anëtarëve të saj

e, me ndihmën e Marisë, të jetë shtëpia e të gjithëve:

Shtëpi, që di të mikpresë e nënë për mbarë popujt”.

Kështu Papa, që në përfundim u kërkoi të luten për të, besimtarëve të Paraguait, të cilët do t’i marrë me vete zemër, duke u lutur edhe ai për ta e për vendin e tyre.








All the contents on this site are copyrighted ©.