2015-07-12 14:06:00

Atentat në Egjipt. Papa: të luftohet plaga e terrorizmit


Një autobombë shpërtheu dje paradite para konsullatës italiane në Kajro të Egjiptit. Një polic egjiptian, rojtar i ndërtesës, mbeti i varrë, ndërsa nëntë të tjerë janë plagosur. Në një telegram, më firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, Papa Françesku shpreh shqetësimin e tij të thellë dhe dënon ashpër këtë e atentate të tjera në vend. Ati i Shenjtë  u bën thirrje forcave politike e fetare të bashkojnë përpjekjet për të luftuar gjithnjë e më me vendosmëri plagën e terrorizmit, duke nxitur pajtimin e solidaritetin.

Sulmi nuk është marrë përsipër akoma nga ndonjë organizatë apo grup e nuk kuptohet pse është shpërthyer bomba para konsullatës italiane. Para dy javësh, Egjipti përjetoi atentatin kundër prokurorit të përgjithshëm, e para vrasje e qëllimshme kundër një zyrtari shtetëror, pas mëse 25 vjetësh. Fatkeqësisht, bomba shpërthejnë çdo javë e të rinjtë egjiptianë fillojnë të tërhiqen nga terrorizmi e ç’është më keq, edhe të mësohen me të.








All the contents on this site are copyrighted ©.