2015-07-11 12:55:00

Papa: përshëndet “atdheun e dashur Argjentinën” në fluturim drejt Paraguait


Në fluturim nga Bolivia në Paraguai, Papa Françesku fluturoi me avion mbi “atdheun e dashur Argjentinën” e me këtë rast i dërgoi një telegram përshëndetjeje presidentes Cristina Krichner. Ati i Shenjtë shpreh “afërsinë dhe dashurinë me këtë komb të dashur”, e i kërkon Zotit “hire të begatshme që t’i mundësojë përparimin në vlerat njerëzore e shpirtërore” me një angazhim “për drejtësinë e paqen”.
Papa Bergoglio i dërgoi një tjetër telegram presidentit të Bolivisë Evo Morales, të cilin e falënderoi për pritjen e përzemërt që pati gjatë vizitës në këtë Vend.








All the contents on this site are copyrighted ©.