2015-07-07 17:51:00

Dijsselbloem: Greqia ka vërtet nevojë për reforma të besueshme


“Greqia ka vërtet nevojë për reforma të besueshme e këtë duam të na e thonë grekët. Ndihet urgjenca”. Duke folur me gazetarët, në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të ministrave të Eurozonës, presidenti i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem nuk e fsheh nervozizmin. “Është shpejt për të qenë optimistë” deklaroi ai në prag të mbledhjes së Eurogrupit, në orën 18.00 të ditës së sotme.

Kryeministri grek Tsipras ka mbërritur në Bruksel, ku do të takohet paraprakisht me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe me presidentin francez Francois Hollande, por, sipas zërave e shtypit, nuk ka me vete asnjë propozim.

Sipas Dijsselbloem, Greqia mund t’i bëjë një kërkesë të re Fondit për shpëtimin e shteteve të Eurozonës, por nënvizoi se ai mund të aktivizohet për “programe afatmesme”, pohim ky, që duket sikur e përjashton mundësinë e një huaje të re për Athinën. Gjithsesi, ai nënvizoi se sapo Athina ta formalizojë këtë hap, do të thërrasë në videokonferencë ministrat evropianë të financave për ta shqyrtuar kërkesën.








All the contents on this site are copyrighted ©.