2015-06-29 14:20:00

Papa në lutje me kryepeshkopin Zizoulas mbi varrin e shën Pjetrit


Sot, në përfundim të Meshës për festën e Shenjtorëve Pjetër e Pal, kremtuar në Vatikan me 46 kryeipeshkvijë të ri metropolitë nga mbarë bota, të emëruar në 12 muajt e fundit, Papa Françesku zbriti nën altarin e Rrëfimit brenda Bazilikës së Vatikanit për t’iu lutur Hyjit mbi varrin e Shën Pjetrit Apostull bashkë me kryepeshkopin metropolit ortodoks të Pergamos, Johannis Zizioulas, i cili sot udhëhoqi delegacionin e dërguar në Vatikan nga Patriarku i Kostandinopojës Bartolomeu I, përbërë edhe nga metropoliti Silyvria Maximos e nga atë Heikki Huttunen, të Kishës Ortodokse të Finlandës. Kur pas lutjes mbi varrin e Shën Pjetrit, Papa e metropoliti i Pergamo-s u kthyen së bashku në Bazilikën e Vatikanit, para se të përshëndeteshin biseduan së bashku për disa minuta.
I quajtur nga Papa Françesku “teologu më i madh i gjallë”, Johannis Zizoulas  ka përfaqësuar “Patriarkun e dashur Bartolomeun I “ edhe para dhjetë ditësh me rastin e paraqitjes në Vatikan të Enciklikës  së Papës “Lëvduar qofsh”, të cilën Ati i Shenjtë e citon me një nënvizim të madh marr nga magjisteri i Patriarkut Ekumenik të Konstantindionopojës.








All the contents on this site are copyrighted ©.