2015-06-27 16:04:00

SHBA garantojnë martesat gay. Ipeshkvijtë: “gabim tragjik”.


“Gabim tragjik, që dëmton të mirën e përbashkët dhe njerëzit më të ligshtë, që janë fëmijët”: kështu e komenton Konferenca Ipeshkvnore e SHBA-ve  vendimin e Gjykatës së Lartë amerikane, e cila vendosi që Kushtetuta amerikane t’u garantojë të drejtën e martesës njerëzve me të njëjtin seks, në të gjithë territorin. Deri tani lejën për këtë tip martese e kishin dhënë 36 shtete, ndërsa në 14 të tjerë, ishte e ndaluar. Presidenti amerikan Obama  e quajti “fitore për Amerikën e për çiftet homoseksuale, të cilat luftuan gjatë për njohjen e të drejtave civile”.








All the contents on this site are copyrighted ©.