Në kuadrin e udhëtimit apostolik në Ekuador, Bolivi e Paraguai, Papa Françeskut i drejton një videomesazh popujve të këtyre ti kombeve, që ndajnë të njëjtën fe, ku do të shtegtojë nga data 5 deri më 13 korrik, duke thënë se “Sjell përdëllimin e Zotit”.
Të dashur vëllezër e motra të Ekuadorit, Bolivisë e Paraguait,
Mungon pak nga udhëtimi tek ju. Me këtë përshëndetje paraprake dua t’u shpreh afërsinë
time, simpatinë, vullnetin e mirë. Dëshira ime është ajo të jem mesin tuaj, të ndaj
bashkë shqetësimet tuaja, t’u shfaq përzemërsinë time e afërsinë dhe të gëzohem së
bashku me ju.
Dua të jem dëshmitar i këtij gëzimi të Ungjillit e të sjell përdëllimin e dashurinë
e Zotit, Atit tonë, posaçërisht ndaj bijve të tij më nevojtarë, të moshuarve, të sëmurëve,
të burgosurve, të varfërve, atyre që janë viktima të kësaj kulture të hedhurinës.
Dashuria e Atit kaq të mëshirshëm na mundëson të zbulojmë e njohim pa pamasë fytyrën
e Birit të Tij Jezusit në çdo vëlla, në çdo motër e në të afërmin tonë. Nevojitet
vetëm të afrohemi, të bëhemi të afërm. Sikur i tha Jezusi atij doktori të ri të ligjit
kur i kërkoi: “Kush është i afërmit im? Bëj atë që bëri Samaritani i Mirë, shko e
bëjë njësoj, afrohu, mos kalo matej.
Në këto ditë që paraprijnë takimin tonë, falënderoj Zotin për ju e Atij i kërkoi të
jeni të qëndrueshëm në fe, të keni zjarrin e dashurisë, të bamirësisë, e të ju mbajë
të patundur në shpresën që nuk ju zhgënjen kurrë. Ju lutëm t’i bashkoni lutjet tuaja
me të miat në mënyrë që kumtimi i Ungjilli të arrijë në periferitë më të largëta e
të bëjë në mënyrë që vlerat e Mbretërisë së Hyjit të jenë tharmi i tokës edhe në ditët
tona.
Virgjëra e Shenjtë pastë kujdes për ju, si Nënë e Amerikës ju mbrojttë e Zoti ju bekoftë.
Ju faleminderit shumë, e shihemi shumë shpejt, e ju lutëm, mos harronit të luteni
për mua.
All the contents on this site are copyrighted ©. |