2015-06-26 17:07:00

Tunizi, atentat vdekjeprurës kundër turistëve. Sulm edhe në Kuwait


Të paktën 27 vetë mbetën të vdekur në atentatin e sotëm në Tunizi, e pikërisht në Sousse, 140 kilometra larg Tunizit, në Gjirin e Hammamet. Në dy qendra turistike vijuan gjatë të shtënat ndërmjet forcave tuniziane të sigurisë dhe terroristëve. Tv Al-Arabiya citon forcat e sigurimit lokal, që flasin për 19 viktima, shumica turistë. Por ndërmjet tyre duket se është edhe një nga terroristët. Sousse, në bregun qëndro-perëndimor të Tunizisë, është qyteti i tretë më i populluar dhe konsiderohet si një nga pikat turistike më të rëndësishme në vend.

Terror edhe në Kuwait: të paktën 13 vetë gjetën vdekjen në atentatin  e organizuar nga Shteti i vetëshpallur Islamik kundër xhamisë shiite në Kuwait City, gjatë lutjes të së premtes. Dëshmitarët pamorë, në bisedë me dërguarin e televizionit al-Jazeera, treguan se një burrë hyri në xhami me brezin ngjeshur me lëndë shpërthyese dhe u hodh në erë, duke bërtitur “Allahu është i madh!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.