Papa Françesku ka shpreh ngushëllimet e tij për vdekjen e Patriarkut armen katolik
Nerses Bedros XIX Tarmouni (Nasrete Pjetër XIX). Në një telegram dërguar Sinodit Patriarkal
të Çiliçës së Armenëve, Papa Françesku kujton bashkëpunimin e tij të ngushtë me Patriarkun,
në mënyrë të veçantë me rastin e shpalljes, kohë më parë, të Shën Gregorit nga Narek
si Doktor të Kishës. Ati i Shenjtë Bergoglio e quan Patriarkun Nerses Bedros XIX “bari
të devotshëm” që “ jetoi dhe u shpenzua deri në fund në një shërbim të pareshtur për
të mirën e komunitetit, të cilin e udhëhiqte.
Fort Lumturia e Tij Nerses Bedros XIX, Patriark i Çiliçës së Armenëve katolikë, ndërroi
jetë dje në spitalin Jeetawi në Bejrut të Libanit. Nerses Bedros kishte 75 vjeç, kishte
lindur në Kajro më 17 janar 1940. Ishte fëmija i pestë i një familje me tetë fëmijë.
Pas përfundimit të studimeve në Kajro, ndjen thirrjen meshtarake e dërgohen në Romë,
pranë Kolegjit Papnor Armen, ku bëri studimet e filozofie e të teologjisë pranë Universitetit
Papnor Gregoriana. Më 15 gusht 1965 shugurohet meshtar e emërohen famullitar në komunitetit
armen katolik të Kajros. Më 18 shkurt 1999 Sinodi i Kishës armene katolike e zgjodhi
si Patrirakun e XIX të Çiliçës së armenëve dhe më 13 dhjetor të njëjtit vit mori simbolin
e palios nga shën Gjon Pali II.
Ishte pikërisht vetë Patriarku Nerses Bedros XIX që kërkoi Meshën e kremtuar nga Papa
Françesku për besimtarët armenë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan më 12 prillin
e kaluar. Ndër nisma tjera të rëndësishme kujtojmë përurimin e shtatores së Shën Gregorit
Armen vendosur në Vatikan, në prani të Papës së nderit Benediktit XVI.
All the contents on this site are copyrighted ©. |