2015-06-26 15:34:00

Ngushëllimet e Papës për vdekjen e patriarkut armen Nerses Bedros XIX


Papa Françesku shprehu dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet për vdekjen e Forlumturisë së Tij, Nerses Bedros XIX, patriark i Cilicisë së armenëve katolikë, që ndërroi jetë dje paradite, në spitalin Jeetawi të Beirutit, në Liban, pas një sëmundjeje të rëndë të zemrës. I mbylli sytë në moshën 75 vjeçare.

Në një telegram, drejtuar Sinodit patriakal të Cilicisë së Armenëve, Papa kujton bashkëpunimin e ngushtë me patriarkun, posaçërisht gjatë shpalljes së Shën Gregorit të Narek, Doktor i Kishës. Françesku e quan “Bari i devoçëm”, që e shkriu gjithë jetën, pa u lodhur kurrë, në shërbim të bashkësisë së besuar, të cilën e udhëhoqi në kohë të mira e të vështira.

Nerses Bedros u zgjodh nga Sinodi i Kishës armeno-katolike Patriarku i 19-të i Cilicisë së Armenëve katolikë, më 7 tetor 1999.

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.