2015-06-25 17:01:00

Kryengritja e Malësorëve kundër regjimit otoman 22 qershor 1912


Data 22 qershor 1912, Kryengritjen e malësorëve të Gurëzit e të Bregut të Matit kundër regjimit otoman. Qëndresa e shqiptarëve kundër regjimit otoman ka qenë e vazhdueshme gjatë 5 shekujve. Historia e kësaj rezistence është mbushur plot me luftëra të përgjakshme. Një prej tyre është edhe ngjarja që përkujton 22 qershorit të vitit. Dihet se regjimi i Turqisë në vitet 1910-1912 ishte dobësuar, por ajo gjithsesi mbetej një fuqi e madhe ushtarake e mirëorganizuar. Masat e marra në dëm të malësorëve ishin sistematike:

-U ndërprenë rrugën për të dalë në bjeshkë (në periudhën e verës dilnin në alpe, bjeshkë, me bagëti ) .

-U rritën ndjeshëm taksat.

-U shtua kërkesa për të marrë djemtë ushtarë, veçanërisht djemtë e familjeve katolike, (një formë presioni për të ndërruar besimin nga katolik në mysliman) sepse familjeve myslimane nuk u merreshin djemtë ushtarë, e nuk u merreshin taksa.

Në këto rrethana malësorët bënë disa kuvende. Në 1910 - 1911 në Shënkoll, te Kisha në Pllanë, në Zejmen, ku u vendos të mos dërgohen djemtë ushtarë, të mos i paguhej asnjë taksë Turqisë. U lidhën me kapedanët e Mirditës e të Kurbinit për të lejuar të dilnin me bagëti në malet e Mirditës e të Kurbinit. Reagimi i forcave otomane qe i fortë. U dogj Kisha në Shënkoll, u dogj Kisha në Pllanë. Në këto rrethana për të penguar një taborr turk që do të ndëshkonte këtë zonë u organizua kryengritja e 22 qershorit 1912.

Një ndihmesë të madhe në këtë organizim kundër perandorisë osmane dha edhe dom Nikollë Kaçorri, prift në famullinë e Durrësit, i lidhur fort me katolikët e kësaj zone, veçanërisht në organizimin dhe përforcimin e tyre. Nën komandën e Ded Cokut në Breg të Matës e të Kol Lek Borit në Gurëz, u organizua qëndresa kundër këtij taborri osman. Lufta qe e pabarabartë si nga numri ashtu edhe nga armatimi. Por malësorët ia dolën të shkatërronin një ushtri turke prej afro 600 vetësh, të organizuar e të armatosur me armët moderne të kohës.

Pati dy përpjekje: një në Barbullojë, e tjetra në zall të lumit Mat, rreth shtëpisë së Llesh Nik Dakës. Nga malësorët mbetën 19 të vrarë e shumë të plagosur, ndërsa nga ushtria turke u vranë 183 ushtarë e komandantë, u morën shumë materiale luftarake, duke shkatërruar përfundimisht këtë taborr turk.








All the contents on this site are copyrighted ©.