2015-06-25 17:53:00

Is rrënon mauzoletë në Siri dhe fton për “luftë të shenjtë”


Siria vijon të jetë në dorë të furisë së milicëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik. Sulmohen e shkatërrohen dy mauzole të lashtë në qytetin Hasaka, në veri-lindje të vendit. Sulmet vijojnë edhe në Irak, në emër të luftës së shenjtë kundër të pafeve.

Luftohet pëllëmbë për pëllëmbë, për t’i mbrojtur trojet nga përparimi i milicëve të Is. Nëse forcat kurde siriane arritën t’ua heqin duarsh xhihadistëve lokalitetin e Ain Aisam, 50 kilometra larg Raqqa, kryeqytet i “kalifatit” në Siri, tri kamikaze të Is kryen një atentat vetëvrasës në veri,  kontrolluar nga regjimi e nga kurdët. Pasojat, dhjetë të vdekur e shumë të plagosur. Sulmet e Is po kërcënojnë e po rrënojnë edhe pasurinë kulturore siriane e botërore: morsa shtrëngohet rreth qytetit arkeologjik romak të Palmirës që, sipas shumëkujt, është minuar prej kohe. Mendohet se dy mauzole të lashtë janë hedhur tashmë në erë nga Is. Po Unesco nuk e konfirmon, së paku tani për tani, këtë mandatë të re, të hidhur e revoltuese për gjithë ata, që e vlerësojnë pasurinë e papërsëritshme, krijuar nga njerëzimi në këtë troje.

Ndërkaq, nga Gjeneva, Komisioni hetimor i OKB-së për Sirinë, denoncoi se civilët nuk janë vetëm viktima të rastit në konflikt, por njerëz të vënë me vetëdije në shënjestër nga milicët.

Dhuna vijon edhe në Irak, ku javën e ardhshme do të mbahet një takim me pejsëmarrjen e përfaqësuesve të Iranit, Irakut e Sirisë, për të koordinuar përpjekjet kundër të të ashtuquajturit Shtet Islamik. Is po i nxit ndjekësit e tij t’i shpeshojnë sulmet gjatë Ramazanit. Në një video, përhapur dje, paraqiti ekzekutimin barbar të 16 burrave, konsideruar si spiunë. Kjo, për të krijuar atmosferën pendestare para festës!  

 








All the contents on this site are copyrighted ©.