2015-06-23 13:45:00

Ju kumtojmë lajmin e mirë: leximi i Ungjillit të Markut 11, 12-14. 20.25


Me rubrikën radiofonike të së martës “Ju kumtojmë lajmin e mirë”, me priftin shqiptar, me dom Marjan Palokën, vijojmë leximin e Ungjillit të Markut, kësaj here ndalemi te kreu Mk11,12-14. 20.25 ku flitet për fikun e pafrytshëm, për fikun e thatë, ku flitet për fenë dhe lutjen. Udha e Jezusit shkon drejt përfundimit. Ai bënë hyrjen solemne në Jerusalem e hyn në tempull ku fillon të “shikoi çdo gjë përreth”(rreshti 11). Në mëngjes duke u kthyer nga Jerusalemi, Jezusi e mallkon fikun e thatë. Kjo pemë sjell fryte, këto fryte kanë një veçori sepse dalin e duken para gjetheve. E Fjala e Hyjit, përherë e saktë, përmend se “nuk ishte stina e fiqve” e këndej nuk mund të flitej për asnjë mbledhje apo të korra. Ky fik, thatësira e të cilit shihej qartë, përfaqëson Izraelin ashtu si Jezusi e ka gjetur, e në mënyrë të përgjithshme përfaqëson njeriun mëkatar, nga i cili Hyji nuk ka mundur të nxjerr asnjë fryt për vete megjithë pamjen e aspektin e tij të jashtme fetar (gjethet), të cilin Ai është detyruar ta dënoi përfundimisht (krh Jer8:13).

Po më tepër mbi komentin e Ungjillit të Markut të dëgjojmë dom Marjan Palokën....








All the contents on this site are copyrighted ©.